Pasditen e sotme reshje të shumta shiu kanë rënë në Qarkun Dibër. Për shkak të reshjeve të shumta është përmbysur ura e rrugës së Arbrit.
Kjo urë 158 metra e lartë në fshatin Fshat të Klosit pjesë e rrugës së Arbrit që ndodhet mes tuneleve 3 dhe 4u përmbyt nga uji i cili vinte nga tunelet 2 dhe 3 të fshatit Shkallë të Xibrit.
Për shkak të sasisë së madhe të ujit dhe bllokimit të urës është një rrezik për drejtuesit e mjeteve që vijnë nga Tirana në drejtim të Dibrës.