Ditëne sotme reshjet e dëborës kanë mbuluar edhe zonën e Pukës, ku ndihet edhe rënia e temperaturave.
Në segmentin rrugor Fushë Arrëz -Iballë trashësia e borës ka arritur në 7 cm, ndërkohë që rruga vijon të jetë ende e kalueshme. Ndërsa qarkullimi i makinave vijon normalisht.
Ndërkohë policia rrugore apelon të gjithë drejtuesit që të kenë kujdes dhe të mos lëvizin drejt veriut pa mjete dimërore.