Moti i keq ka përfshirë vendin prej ditësh ndërsa Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se në disa akse rrugore ka pasur bllokime për shkak të rrëshqitjes së dherave dhe rënies së gurëve.
Përkatësisht në rrugën Bajram Curri–Valbonë, Kukës–Ura e Zapodit, Kukës–Bushtricë, Elbasan-Gjinar, Librazhd-Steblevë, Qafë Muzinë-Qafë Dushk–Peshkopi, Librazhd–Përrenjas,Elbasan–Qafë Thanë dhe në Llogara, janë evidentuar materiale dhe inerte në rrugë.
ARRSH i bën thirrje drejtuesve të automjeteve të lëvizin me kujdes dhe të respektojnë sinjalistikën për shkak të lagështisë në rrugë.
Njoftimi:
Reshjet e shiut kanë vijuar me intensitet gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit duke sjellë edhe rënie gurësh, drurë, materiale e inerte në rrugë si në: Bajram Curri–Valbonë, Kukës–Ura e Zapodit, Kukës–Bushtricë, Elbasan-Gjinar, Librazhd-Steblevë, Qafë Muzinë-Qafë Dushk–Peshkopi, Librazhd–Përrenjas,Elbasan–Qafë Thanë dhe në Llogara.
Kontraktorët kanë punuar gjatë natës për pastrimin e akseve
Të gjitha akset janë të kalueshme
Përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështisë në rrugë.
/Priza.al/