Reshjet intensive të shiut gjatë natës së djeshme kanë bërë që përroi i Glinës dhe lumi i Gjadrit të dalin nga shtrati në Vaun e Dejës.
Prurjet e mëdha të ujërave kanë shkaktuar përmbytje dhe kanë shkatërruar rrugë lagjes në qytetin e Vaut të Dejës, si dhe në Njësitë e Administrative Vig-Mnelë dhe Hajmel.
Nuk ka energji elektrike në shumicën e Njësive Administrative të kësaj bashkie. Ndërkohë që autoritetet lokale po marrin masa për evakuimin e banorëve në rast të përkeqësimit të situatës.
Problematike shfaqet situata dhe në bashkinë e Malësisë së madhe, ku përroi i Thatë në fshatin Kamicë ka dalë nga shtrati si pasojë e reshjeve intensive.
Në fshatin Bajzë uji ka përmbytur dy banesa të familjes së Mark Qosjas dhe Asllan Culajt, ku mjetet e MNZSH kanë punuar për thithjen e ujit me pompa.