Respektimi i Kushtetutës/ Shorti për KED, Meta: Transparent! Suksese anëtarëve të sapozgjedhur  

Presidenti Ilir Meta nëpërmjet një statusi në ‘Facebook’ shprehet se shorti i zhvilluar ditën e sotme në Presidencë për zgjedhjen e anëtarëve të KED-së u mbajt në transparencë të plotë.

Meta gjithashtu uron anëtarët e zgjedhur në përmbushjen e detyrës ashtu siç Kushtetuta dhe ligji e kërkon.

“Me transparencë të plotë, në prani të përfaqësuesve të të gjitha institucioneve të përfshira në proces dhe me pjesëmarrjen e mediave të interesuara, që transmetuan live gjithçka, zhvilluam sot në Institucionin e Presidentit të Republikës procedurën e hedhjes së shortit për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, që do të funksionojë përgjatë vitit 2022.

Ju uroj anëtarëve të sapozgjedhur të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, shumë suksese dhe përmbushjen e detyrës, me përgjegjësi dhe integritet të lartë, ashtu siç ligji dhe Kushtetuta sanksionon”,- shkruan Meta.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *