Festa me armë në ditëlindjen e shefes iu ka kushtuar shumë 4 efektivëve të forcave ‘Shqiponjave’! Mësohet se ato janë transferuar nga ky repart në Komisariatin e Policisë së Lezhës, Kurbinit dhe të Mirditës.
Kjo masë për R. P., Xh. N., A. Sh. dhe R. M do të qëndrojë deri në përfundimin e hetimeve të nisura nga Prokuroria e Lezhës.
Nga ana tjetër ndaj tyre ka nisur një procedim penal nga ana e Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) për shkelje të rëndë disiplinore “Sjellje e rëndë diskretituese”. 4 policët u shfaqën në një video, duke festuar ditëlindjen e shefes së tyre në orarin e punës madje duke qëlluar dhe më armë zjarri.