Reuters pasqyron protestën e opozitës: Mijëra mbështetës protestuan kundër korrupsionit dhe varfërisë

Protesta e zhvilluar ditën e sotme nga opozita ka gjetur vend edhe në mediat ndërkombëtare. Presitgjozja “Reuters” ka paraqitur në një artikull detaje nga tubimi duke shkruar ‘Berisha akuzoi kryeministrin Rama se ka korruptuar zyrtarët amerikanë për të lobuar kundër tij dhe kundër partive opozitare.’

Artikulli:

Mijëra mbështetës të opozitës u mblodhën këtë të shtunë para kryeministrisë shqiptare duke akuzuar qeverinë e Edi Ramës për korrupsion dhe duke protestuar kundër kostos së lartë të jetesës që po i detyron njerëzit të largohen nga vendi.

Protestuesit, të udhëhequr nga lideri i opozitës Sali Berisha, hodhën fishekzjarre në hyrje të zyrave të qeverisë ku qindra oficerë policie ishin vendosur në terren.

“(Edi Rama) jep dorëheqjen, shkoni ku e keni vendin, në shtëpinë e tradhtarëve”, tha Sali Berisha, kreu i Partisë Demokratike në opozitë, duke shtuar se të hënën do të thirret një protestë e re para parlamentit.

Gjatë protestës Berisha akuzoi kryeministrin Rama se ka korruptuar zyrtarët amerikanë për të lobuar kundër tij dhe kundër partive opozitare.

Rama, i cili është në mandatin e tretë si kryeministër, ka mohuar të gjitha akuzat për korrupsion.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *