Revoltohet Fifi: Pse nuk bën të japësh mësim me shami në shkolla?

Një mësuese matematike në një shkollë të Komunës së Suharekës, Remzie Lezi, është përjashtuar nga e drejta për ta ushtruar profesionin e saj, për shkak të bartjes së shamisë.

Rreth kësaj ngjarje menjëherë kanë ardhur reagimet të shumta, nga qytetarë dhe personazhe të njohur të ekranit.

Mes tyre, ka reaguar edhe këngëtarja e njohur, Fifi, e cila përmes një postimi në InstaStory u shpreh se secili ka drejtë të vishet ashtu siç do.

Sipas saj, Këshilli i Shkollës duhet të ketë turp për këtë vendim, pasi mënyra e të veshurit është zgjedhje individuale.

“Pse nuk bën kjo me shami me dhënë mësim në shkollë? A ka vlera me pak se një tjetër mësueses? Apo është e paditur? Apo i trajton studentët ndryshe? Secili ka të drejtë të vishet si të dojë. Është zgjedhje individuale/ Me qenë me shami nuk bën. Me qenë me këmishë nuk bën. Të shkosh me xhinse nuk bën. Po më vjen marre e ndërsa juve Këshillit të kësaj shkolle kam një fjalë..Turp”,- shkruan ajo në postimin e saj


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *