Revoltohet PS e Fierit: Largoni Taulant Ballën nga ne

Disa muaj më parë Taulant Balla bëri prezantimin e tij si drejtues politik i PS-së për qarkun e Fierit.

Gjatë prezantimit Balla tha se Fieri është qarku ku PS e Shqipërisë ka më shumë detyrime se në qarqe të tjera, sepse nga ky rreth buron mbështetja më e madhe për Partinë Socialiste.

Një nga synimet tij ishte ndërtimi i një marrëdhënie të fortë mbështetëse për sipërmarrjen e Fierit.

Por duket se partia socialiste në Fier e ka shpallur ‘non grata’ deputetin socialist dhe kërkohet largimi i tij nga posti politik në këtë qark, për ti lënë vendin socialistëve të ndershëm.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *