Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka folur këtë të hënë në lidhje me Revolucionin Dixhital, i cili do t’i bashkohet edhe sporteleve në kryeqytet.
Velial theksoi se shërbimi në lidhje me shumë dokumenta do ofrohet online përmes portalit e-albania.
“Edhe unë celebrimet mund t’i bëj në zoom.Por për fazën ku jemi disa procese do vazhdojnë të zhvillohen fizikisht. Në Tiranë do të vazhdojnë sportelet në njësinë 1, 2 dhe 3 ndërsa nr 4 do jetë vetëm me një sportel.
Ndërsa njësia administrative 8-9 do shkrihen në një e vetme. Shumë prej certefikatat të cilat janë primtuar, dovazhdojnë të ngelen pjesë e arkivit. Ndërsa duke filluar prej sot këto certefikata do jenë në versionin online. Nga digjitalizimi i shërbimeve do të përfitojnë edhe bizneset. Veliaj deklaroi se edhe shërbimi në sportelet e Drejtorisë së Tatim-Taksave do të kryhet online. Ndërkaq, Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë disa projekte të tjera në funksion të digjitalizimit të shërbimeve, siç është “Star 3” apo “One stop shop”, për shërbime që janë ekskluzivisht bashkiake”, tha Veliaj.
Ai përmendi edhe aplikacionin “Tirana Ime”, i cili është përmirësuar dhe plotësuar me shërbime të tjera informuese për qytetarët.