Edhe pse ndajnë të njejtin ambjent pune dhe i shohim cdo të dielë në të njejtën skenë, mesa duket Rezart Veleshnja dhe moderatorja e “Portokalli”, Fjoralba Ponari, nuk flasin dhe këtë e ka pranuar vetë aktori. Velshenja, prej vitesh pjesë e programit të humorit, në një intervistë për “Top Arena” pranoi se nuk ka komunikim mes tyre, duke dhënë këtë përgjigje pasi u pyet se më kë nuk flet në “Portokalli”:
“Që s’flas? Me Fjoralba Ponarin, nuk flas. Ja ta them unë që edhe portalet neser të marrin ca lekë”.
Megjithë aktori nuk dha një arsye specifike për këtë marrëdhënie të ftohtë mes tyre, vetëm: “Nuk i flas se nuk më flet”, por shkak i faktit që nuk flasin, mund të jenë disa postime të Rezartit 1 vit më parë, i cili në Instagram-in e tij lavdëroi Eneda Tarifën dhe Xhemi Shehun me fjalët:
“Nuk do vinë më moderatore si Xhemi Shehu dhe Eneda Tarifa. Iku koha e vlerave, është koha e antivlerave dhe e… Kishin sy në skenë dhe ishin plot sharm. E pazëvendësueshme, profesioniste dhe mall për ty”.
Në këtë kohë Fjoralba ishte moderatore e “Portokalli”.