“Kosherja” është emisioni më i ri që ka startuar në “ABC”. Regjisori i këtij programi është ish-regjisori i “Portokalli”-së, Altin Basha. Një tjetër format me humor ka shtuar edhe më tepër konkurrencën mes kolegëve, por edhe ndërmjet televizioneve.
Aktorët që kanë vite në skenën e “Portokalli”-së, kanë parë me kërshëri punën e kolegëve, por deri diku kanë hasur në disa materiale të ripërsëritura. Më saktë, të rikthyera në kohë.
E për këtë, një shqetësim publik ka ardhur nga aktori i humorit Rezart Veleshnja, i cili me anë të një postimi në rrjetet sociale ka shigjetuar Altin Bashën për disa punë të vjedhura.
Mjaft i drejtëpërdrejtë në të ashtëquajturën letër, ai i kërkon Altin Bashës për të mos vjedhur më punën e “Portokalli”-së.
Në 10 shkurt të këtij viti, autori i programit Altin Basha i ftuar në “ABC e Mëngjesit”, tha se nga “Portokalli”-a është larguar për shkak të mungesës së lirisë.
“Nga “”Portokalli”-a jam larguar për shkak të mungesë së lirisë, pas 17 vitesh ky ishte një raport i rënë dhe në “ABC” mu dha një mundësi e tillë për ta shfrytëzuar si mundësi për gjëra të reja”, tha Basha.