Reze lazeri në fytyrën e Schmeichel përpara penalltisë së Kane, tri akuza për Anglinë në UEFA

Pas spekulimeve të shumta se si Anglia arriti të kalonte në finalen e ‘EURO 2020’, në UEFA kanë mbërritur tri akuza ndaj “Tre Luanëve”.

Një tifoz me një pajisje me reze lazer, ka shkëlqyer në sytë e portierit danez Kasper Schmeichel, pak para se Harry Kane të ekzekutonte penalltinë. ‘Gardiani’ i Leicester arriti të presë goditjen e shpejtë, përpara se Kane të godiste për së dyti dhe të shënonte.

Fërshëllimat dhe brohoritjet e tifozëve kur ekzekutohej himni kombëtar i Danimarkës, si dhe ‘lëshimi fishekzjarrëve’ gjatë ndeshjes jani depozitur si ankesa tek UEFA.

“Çështjet do të merren nga Organi i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës së UEFA (CEDB) në kohën e duhur,”– thuhet në një deklaratë të UEFA-s për shtypin. Një ndëshkim financiar për Federatën Angleze të Futbollit, është sanksioni i pritur.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *