Kreu i DPSHTRR, Blendi Gonxhe, ka njoftuar se do të ndryshohet procedura për rezervimin e orarit për kolaudimin e automjetit. Gonxhe shkruan se orari mund të rezervohet direkt online tek seksioni “Makina ime” në e-Albania.
Gonxhe shprehet se, ky sistem do të eliminojë spekulimet dhe sekserët që sipas tij dikur abuzonin me radhën kur shërbim kryhej nga koncesionari.
“Tjetër PUNË E MIRË! Rezervimi i orarit të Kolaudimit të mjetit rrugor kryhet direkt online , për të gjitha Qendrat e Kontrollit Teknik pranë drejtorive rajonale të DPSHTRR!
Risia është se ky sistem i ri rezervimi ofrohet me autentifikim në llogarinë e secilit tek seksioni ‘Makina ime’ në e-Albania, duke eliminuar spekullimet dhe sekserët që abuzonin me radhën kur shërbimi kryhej nga koncesionari!
Mirëadministrojmë linjat, personelin, kohën e çmuar për të gjithë , normalizojmë rrjedhën e shërbimit duke shmangur flukset artificiale ‘nisem pa plan, kur më teket, vonohem radhëve’! Njihuni me kujdes me informacionin dhe përshkrimin e aplikimit”,- shkruan Blendi Goxhe.
/Priza.al/