Rezistenca ndaj insulinës/ Si ndodh kjo gjendje dhe kush është në rrezik më të lartë?

Kohët e fundit po flitet gjithnjë e më shumë për rezistencën ndaj insulinës, një gjendje e lidhur me paradiabetin, shtimin në peshë dhe kolesterinën e lartë, e ndonjëherë në rrjetet sociale promovohen shpesh plane të dyshimta diete

A do të ndihmojë vërtet një “dietë treditore për të reduktuar rezistencën ndaj insulinës” apo shtimi i një “superushqimi” të caktuar në dietë?

Jo. Rezistenca ndaj insulinës është një pararendës i shumë gjendjeve kronike, ndaj duhet mbajtur nën kontroll me një plan të qëndrueshëm ushtrimesh dhe diete.

Insulina prodhohet nga pankreasi juaj, një nga organet e trupit. Ndihmon në mbrojtjen e trupit tuaj nga marrja e sasisë së tepërt të sheqerit (glukozës).

Cilat janë simptomat e rezistencës ndaj insulinës?

Shumica e njerëzve nuk e kuptojnë se kanë rezistencë ndaj insulinës derisa bëjnë një test gjaku.

Të gjithë kanë nivele të larta të sheqerit në gjak herë pas here. Sidoqoftë, kur niveli i sheqerit të trupit tuaj është vazhdimisht i lartë, mund të vëreni se jeni më i etur, urinoni më shumë, jeni më të lodhur, keni vizion të paqartë dhe të keni ndjesi shpimi gjilpërash në shputa të këmbes.

Njerëzit me rezistencë të madhe ndaj insulinës nganjëherë kanë njolla të zeza rrotull qafës, në bërryla, gjunjë, duar dhe sqetulla.

Cilët janë faktorët që na vënë në rrezik?

Ju keni mundësi ta keni këtë problem nëse jeni mbipeshë, nuk bëni shumë aktivitete fizike, keni presion të lartë të gjakut, ose pini duhan.

Si ndikojnë problemet e zemrës dhe të gjakut?

Disa probleme me gjakun shtojnë mundësinë për të patur rezistencë ndaj insulinës, përfshi këtu nivelin e ulët të kolesterolit “të mirë” (HDL), nivelin e lartë të disa yndyrave, të quajtura trigliceride, sëmundjet e zemrës, infarkti që mund të keni pësuar, si edhe sëmundjet e enëve të gjakut në qafë, apo këmbë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *