Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka komentuar fjalimin e kryeministrit Edi Rama të mbajtur në Asamblenë e KiE-së, lidhur me kërkesën për rrëzimin e raportit ‘Dick Marty’.
Ai tha se rezoluta është miratuar me konsensus dhe kjo e detyron kryeministrin të mbajë qëndrim.
Mediu: Nuk është një kërkesë e kryeministrit një rezolutë e miratuar me konsensus që e obligon kryeministrin. Kemi të gjithë bindje që raporti Dicky Marty është i fabrikuar. Kur u paraqiten faktet ka pasur një qëndrim që duhet të ndërtoheshin institucione për të verifikuar këtë raporti. Duke akuzuar drejtuesit të UÇK duan të zhbëjnë një pjesë të rëndësishme. Ishte një fjalë e gjatë e ndërtuar sipas stilit të Ramës. Në interesin kombëtar ishte ballafaqim pozitiv, por po ta analizosh mirëfilli sheh që Rama ka defekte jo të vogla.”