Ish-kryeministri Sali Berisha nëpërmjet një postimi në “facebook” reaguar pas dy reagimeve të mëparshme nga kryeministri Edi Rama për rrëzimin e rezolutën se Srebrenicës.
Rama u shpreh se nuk do të pranohet asnjë kërkesë që vjen në parlament nga Sali Berisha, ndërsa Berisha shprehet përfaqësuesit e PS, shumicë në kryesinë e Parlamentit kanë refuzuar në kryesi dhe kanë votuar me ndërgjegje të nxirë kundër rezolutës.
Reagimi i plotë i Berishës:
Si veshka midis padronit supergrata dhe vellait nongrata!
Njoftim shtypi.
Lidhur me deklaraten e Edi Rames per refuzimin nga ana e tij dhe pseudomazhorances se tij te rezolutes per denimin e genocidit serb ne Bosnje, sqaroj sa vijon:
Pretendimi i Edi Rames se paraqitja e rezolutes ishte e papritur eshte nje genjeshter e denje vetem per ate.
Rezoluta per denimin e genocidit ne Bosnje eshte depozituar sipas te gjitha afateve kohore qe percakton rregullorja e Parlamentit, eshte shqyrtuar ne kryesine e parlamentit dhe eshte vendosur ti paraqitej sot seances plenare.
Perfaqesuesit e PS, shumice ne kryesine e Parlamentit kane refuzuar ne kryesi dhe kane votuar me ndergjegje te nxire kunder rezolutes.
Keshtu Edi Rama dhe grupi i tij parlamentar kane patur te gjithe kohen e mjaftueshme qe parashikon regullorja e parlamentit per shqyrtimin e kesaj rezolute, por kane vendosur ne nje akt çnjerezor dhe antikombetar qe te votojne kunder saj me urdher te Aleksander Vuçiç. Kjo rezolute eshte miratuar ne Parlamentin Europian, Kongresin e SHBA.
Shtojme ketu se me pare Edi Rama dhe grupi i tij parlamentar kane votuar me vetedije te plote kunder debatit me mocion per Ballkanin e Hapur dhe rezolutes se grupit parlamentar te PD per denimin e genocidit rus ne Ukraine. sb