Presidenti Ilir Meta ka dalë sot në një konferencë për shtyp.
Ai ka foluur për rezolutën dhe për Shqipërinë, e miratuar nga PE.
“Do ndalem te çështja për çeljen e negociatave me BE. Dua të vlerësoj sot rezolutën e miratuar në PE, me shumicë votash. Dua të vlerësoj mbështetjen e gjerë politike ndaj perspektives për anëtarësim të plotë të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, por dhe gjuhën e drejtpërdrejtë të përshkrimit të situatës në vendin tonë dhe ato detyra që pritet të përmbushen nga Shqipëria. Përmes kësaj rezolute BE, kujtohet se anëtarësimi në BE varet nga reformat, duke nisur nga forcimi i Ligjit. Shpreh shqetësim serioz për klimën e polarizuar politike. Shpreh keqardhje për moszbatimin e Kushtetutës nga maxhoranca për para zgjedhjeve të 25 prillit. Bëj thirrje që të rritet demokracia dhe konkurrueshmëria partiake, si hap me rëndësi”, tha Meta.