Rezoluta për Srebenicën, Balla: Kemi tjetër dokument për Kosovën, nuk do lejojmë individë të caktuar që të…

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar në lidhje me miratimin e rezolutës për përkujtimin e viktimave të masakrës së Srebenicës.

Balla tha se  ditën në vijim, qeveria do të paraqesë një tjetër dokument me rëndësi për Kosovën.

Sakaq shtoi se Kuvendi nuk ka lejuar që çështja të përdorej nga individë të ndryshëm për përfitime personale.

“Parlamenti Evropian shpalli 11 korrikun si datën e përkujtimit të gjenocidit në Srebenicë. Përmes diplomacisë kemi ftuar përfaqësuese të Bosnje-Hercegovinës të jenë të pranishëm. Seanca do të zhvillohet më 7 korrik, për shkak të pamundësisë së 11 korrikut për festën e Bajramit të Vogël. Duhet të kuptojmë që rezolutat janë dokument zyrtar që tregojnë dinjitetin e një shteti, si dhe është punuar nga ekspertët më të mirë nga institucionet që na përfaqësojnë si MPEJ. Në asnjë moment Kuvendi nuk do të lejohet që të përdoret nga persona të caktuar që për çështje me rëndësi siç është për në Kosova, të luajnë për përfitime personale. Në ditët në vijim do të kemi një tjetër dokument me rëndësi për luftën në Kosovë, por është një dokument shumë kuptimplotë dhe për të ngritur sa më lart vlerat e UCK-së”, tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *