Rezoluta për Srebenicën, Basha: Serbia të pranojë krimet dhe të kërkojë falje

Ish-kryedemokrati Lulzim Basha deklaroi nga foltorja e Kuvendit se Serbia duhet të pranojë krimet e ndodhura në Srebenicë dhe të kërkojë falje, nësr do që integrohet në pjesën tjetër të Ballkanit.

Gjithashtu Basha tha se kushdo që ka kryer krime lufte duhet të mbajnë përgjegjësi.

Basha: Një vit më parë teksa përkujtonim përvjetorin e masakrës së Srebrenicës, kërkova që vendi ynë të kishte kurajon të dënonte me një rezolutë krimet si dhe gjenocidin serb në Kosovë. Sot është koha për të gjetur forcën për ti vënë emrin masakrave në Ballkan të shovinizmit serb. Që e shkuara të mos harrohet, duhet të tregojmë një zëri që rruga drejt të ardhmes është pranimi i të shkuarës.

Që Serbia të integrohet plotësisht në rajon duhet ta kushtëzojmë me kërkesën e faljes, me pranimin e krimeve. Që e shkuara të mos harrohet dhe që të mos lejojmë që faktet alternative të kurdisura nga propaganda hileqare dhe mohuese të ndryshojnë sipas orekseve politike apo konjukturave të momentit duhet ti tregojmë një zëri që rruga drejt të ardhmes është vetëm përmes pranimit të së shkuarës, pranimit të vërtetës

Çdo qëndrim tjetër ndaj Serbisë e inkurajon kryeneçësinë e drejtuesve të saj në përpjekjet e hapura dhe të fshehura për rishikimin e dënueshëm që po shfaqin karshi krimeve të së kaluarës.

Shpesh viktima po shitet si agresor siç po ndodh me komandantët e Kosovës në Hagë. Kushdo që ka kryer krime lufte duhet të mbajnë përgjegjësi. Sot është koha që bashkë me aleatët tanë euroatlantikë të veprojmë shpejt. Sot është koha, nesër mund të jetë vonë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *