Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur nga selia blu mbi çështjen e Srebrenicës dhe për atë që ndodhi ditën e djeshme në parlament, për rrëzimin e rezolutës të gjenocidin serb.
Berisha: Për cdo vend të lirë, për cdo shoqëri të civilizuar, për cdo njeri të civilizuar dënimi i gjenocidit është një detyrim madhor, moral, por edhe ligjor ndërkombëtar.
Në Parlamentin e Shqipërisë dje ndodhi akti më i rëndë, më i turpshëm në historinë 30 vjecare të këtij vendi, refuzimi për të dënuar me një rezolutë një gjenocid të konfirmuar nga dy gjykatat ndërkombëtare, ajo e Krimeve të Luftës në ish Jugosllavi dhe gjykata e Hagës.
Mbi bazën e vendimi të këtyre dy gjykatave, vendet e lira në tërësi kanë kaluar në parlament rezoluta që dënojnë gjenocidin serb, si akti më barbar që nga lufta e dytë botërore.
E ka bërë këtë PE, SHBA dhe parlamente të tjera të Evropës, parlamenti i Malit të ZI, ku jeton një shumicë serbësh.