Evangjelia Veli është kampione e Evropës deri në peshën 55 kg për femra.
Kujtojmë se kjo është hera e parë që ndodh për një sportiste shqiptare.
Shtangistja shqiptare ka marë medalje ari në shkëputje dhe dygarësh (208 kg), kurse në shtytje mori medalje argjendi.
Veli ja ka dalë të ngrerë 95 kg në shkëputje duke u renditur kësht e para, ndërsa në shytje fillimisht luajti me 108 kg.
Në fund ajo ngriti 113 kg, po aq sa Konotop Kamila, e cila e ngriti e para këtë peshë dhe përfitoi nga rregullorja për të marrë medaljen e artë.
Ky rezultat bëri që Veli të arrijë të dalë më e mira, në vendin e parë.