Ish-kryeministri Sali Berisha nga foltorja e Kuvendit, pasi denoncoi ato që i quan krime zgjedhore të 14 majit, bëri thirrje për protesta, pasi siç u shpreh ai kjo është rruga e vetme për të ndaluar Ramën që të blejë votat me paratë e krimit.
Berisha, mori shembullin e Polonisë, ku qytetarët janë ngritur në protesta për shkak të një ligj që vë në diskutim procesin zgjedhor.
Berisha: “Denoncoj këtë farse për ti dhënë shqiptarëve që ka vetëm një rrugë që ju të votoni të lirë. Ka vetëm një rrugë që Rana mos blejë me paratë e krimit, me para nën dorë qindra mijëra vota. Ka vetëm një rrugë që Rama mos përdorë zgjedhësit fantazmë dhe kjo rrugë është protesta, protesta dhe vetëm protesta.
Kombi më i fuqishëm polak, për një ligj që vë në diskutim procesin zgjedhor sot është i tëri në rrugë.
Unë i qëndroj thirrjes time, protestë protestë dhe vetëm protestë. Përndryshe ata të cilët përpiqen të justifikojnë me natyra të ndryshme këtë vjedhje të votës bëhen veçse mbështetës të një krimit të pa parë elektoral.
Unë kam bindjen se qindra mijëra shqiptare që votuan për opozitën do ngrihen dhe do krijojnë mundësinë që shqiptarët të votojnë të lirë”