Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka publikuar rezultatet e provimit të gjuhës së huaj për maturantët.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Kushi shkruan se një pjesë e mirë e maturantëve kanë shkëlqyer me nota maksimale.
“I prita me padurim rezultatet e para të maturantëve tanë në provimin e gjuhës së huaj të Maturës Shtetërore dhe gëzohem që një pjesë e mirë e tyre kanë shkëlqyer me nota maksimale. Jam optimiste edhe për provimet e tjera dhe ju uroj shumë suksese të gjithëve!”, shkruan Kushi.