Procesi i numërimit në bashkinë e Beratit dhe Delvinës, për zgjedhjen e kryebashkiakëve të rinj ka përfunduar. Partia Socialiste ka siguruar fitoren.
Në bashkinë Berat, kandidati socialist Ervin Demo ka marrë 61.47% të votave ndërsa ai i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, Zija Ismaili ka marrë 38.53% të totalit.
Sakaq në Delvinë, kandidati i PS Besmir Veli ka marrë 63.64% të totalit të votave, ndërsa ai i koalicionit 36.36%.