Një kuti votimi e thyer po mban peng rezultatin për këshillin bashkiak në bashkinë e Kurbinit. Kutia me probleme i përket fshatit Shpërdhet dhe është marrë vendim që të numërohet në KQZ Tiranë.
Ndërkohë nga numërimi i 73 kutive të votimit nga 74 në total, forcë e parë politike në Kurbin rezulton të jetë Partia Socialiste që merr 9 mandate dhe pas saj renditet BF me 6 mandate.
Për shkak të kontestimeve, është vendosur që kutia e fundit të numërohet në Tiranë. Kjo kuti u thye më 14 maj nga një person në qendrën e votimit në fshatin Shpërdhet.