Komisioni Rregullator në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ka vulosur me tre vota pro dhe dy kundër rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 25 prillit.
Nga procesi i 25 Prillit, Edi Rama fitoi mandatin e tretë në krye të ekzekutivit të Shqipërisë. Partia Socialiste arriti që të fitonte 74 mandate, Partia Demokratike 59, LSI 4 mandate dhe PSD 3 mandate.
Opozita kundërshtoi rezultatin duke kërkuar shpalljen të pavlefshme në disa qarqe, por të gjitha shkallët e ankimit i rrëzuan duke lënë në fuqi fitoren e PS-së.