Një 27-vjeçar është arrestuar, pasi drejtonte nën efektin e lëndëve narkotike, si dhe ka kundërshtuar dhe goditur për shkak të detyrës punonjësit e Policisë.
Sakaq, shtetasi me iniciale A. L., drejtonte automjetin në mënyrë të parregullt dhe nuk i jepte përparësi këmbësorëve në vijat e bardha.
Kujtojmë se ky është rasti i 17-të i shoferëve të arrestuar nën efektin e drogës.
Njoftimi i Policisë:
Nisur nga sjelljet agresive të drejtuesve të mjeteve, Policia Rrugore e Tiranës ka vijuar testet e drogës për drejtuesit e mjeteve që shfaqin sjellje agresive në rrugë dhe kundërshtojnë punonjësit e Policisë.
Si rezultat i kontrolleve intensive, ditën e djeshme, shërbimet e Qarkullimit Rrugor, në sheshin “Karl Topia”, kanë konstatuar shtetasin A. L., 27 vjeç, i cili drejtonte automjetin në mënyrë të parregullt dhe nuk i jepte përparësi këmbësorëve në vijat e bardha.
Gjatë shoqërimit, drejtuesi i mjetit ka kundështuar me forcë dhe ka goditur për shkak të detyrës, punonjësit e Policisë. Pas kryerjes së testit të drogës me AquilaScan, 27-vjeçari ka rezultuar se drejtonte automjetin, nën efektin e lëndëve narkotike.
Në vijim të veprimeve është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. L., për veprat penale “Goditja për shkak të detyrës”, “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.