Një 85-vjeçar është gjetur i pajetë në malin e Trebishtit.
Mësohet se i moshuari rezultonte i shpallur në kërkim, pasi ishte larguar nga banesa disa ditë më parë.
Njoftimi i Policisë:
Në malin e fshatit Trebisht, është gjetur pa shenja jete shtetasi R. S., 85 vjeç, i cili ka qenë i shpallur në kërkim pasi ishte larguar nga banesa, më datë 20.04.2022. Nga veprimet e kryera nga grupi hetimor dhe këqyrja e trupit të viktimës nga eksperti mjeko-ligjor, nuk janë konstatuar shenja dhune.