Është aktivizuar sërish zjarri në Krastë të Krujës, ku flakët janë përhapur në një sipërfaqe të madhe. Nisur nga pamundësia e zjarrfikësve për shkak të terrenit të vështirë, është kërkuar ndërhyrje nga ajri për shuarjen e zjarrit. Burimeve të mediave bënë të ditur se përgjigja e ministrisë së Mbrojtjes ka qenë se helikopterët janë në remont.
Dhe pse zjarri u shua në orët e para të mëngjesit të sotëm ai është riaktivizuar serish në mesditën e sotme nga persona të pa identifikuar, të cilët i kanë vënë flakën në disa vatra, duke rrezikuar edhe jetën e zjarrfikësve të cilët po përpiqeshin të shuanin zjarrin, por flakët kanë përparuar dhe kanë djegur një sipërfaqe te madhe pylli.