Pas publikimit të lajmit nga gazetari i huaj i NBC, i cili njoftoi lirimin e disa familjeve shqiptare nga kampi i ferrit të ISIS, vetë kryeministri ka publikuar një video ku shihet se ka mbërritur në Beirut, Liban, në vendin ku do të kryhet dhe operacioni i tërheqjes së pesë grave dhe 14 fëmijëve shqiptarë që kanë jetuar mes ferrit të kampet e Sirisë.
Në pamjet e publikuara në profilin e tij në Facebook, kreu i qeverisë shihet teksa takohet me gjeneralin Abass Ibrahim. Rama, ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi Rama bashkë me Ministrin e Punëve të Brendshme Bledi Cuci dhe Gledis Nano drejtor i drejtorisë së anti-terrorit në Policinë e Shtetit u pritën nga drejtori sigurisë kombëtare Gjenerali Abas Ibrahim. Marc Ghorayeb, këshilltar jo rezident si u bë e mundur finalizimi me sukses.
Rama premton se nesër gratë me fëmijët do të sillen në Shqipëri. Ai thotë se operacioni ishte shumë i ndërlikuar dhe u krye falë ndihmës së gjeneralit Abass Ibrahim.
“Për operacionin e shpëtimit nga kampi i ferrit në Al Hol dhe kthimit të fëmijëve e grave të tjera në Atdhe. 5 gra dhe 14 fëmijë shqiptarë nga kampet e vdekjes në Siri, nesër në Shqipëri, falë një operacioni të gjatë e të ndërlikuar inteligjence në terren dhe ndihmës së paçmueshme të gjeneralit Abass Ibrahim”.
/Priza.al/