Djali i multimiliarderit dhe filantropit George Soros, është takuar në Francë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe bashkëshorten e tij. Ka qenë vetë Alex Soros, që ka publikuar një foto nga takimi ku ndodhen dhe dy miq të përbashkët. Ai shpreh kënaqësinë për këtë takim.
“I lumtur të takoj kryeministrin e Kosovës Albin Kurti në Paris në Forumin e Paqes në Paris dhe të kemi një ribashkim të këndshëm me miqtë tanë të përbashkëta prej shumë kohësh Laura Silber dhe ekonomistin fitues të çmimit Nobel, Joseph Stiglitz!”,- shkruan Alex Soros. Kurti mban para vetes librin e Stiglitz “Great Divide”.
Po kështu Alex Soros, është takuar në Paris edhe me kryeministrin Edi Rama, të cilin e quan “vëlla”.
“Vëllezërit në Elysee. Një darkë speciale në Forumin e Paqes”,- shkruante Alex Soros, përbri fotos me Ramën.
/Priza.al/