Ribashkohen “Meli”, “zyshë Besa” dhe “Zana”, ja si duken sot aktoret e mirënjohura shqiptare

Tri aktoret e dashura të skenës shqiptare Rajmonda Bulku, Elida Janushi dhe Marjeta Ljarja, të cilat në titull kemi dashur t’i identifikojmë me emrat e disa prej personazheve të njohura që kanë portretizuar ndër vite, janë takuar pas një shfaqeje teatri, me njëra- tjetrën. Këtë e ka treguar vetë Bulku përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram.

Bulku, Janushi dhe Ljarja janë aktore të cilat i kanë dhënë shumë skenës shqiptare. Të gjithëve dhe në çdo kohë vazhdojnë të na impresionojnë filmat shqiptarë si ‘Dimri i fundit’, ‘Zonja nga Qyteti’ në të cilat ka spikatur aktorja Raimonda Bulku. Filmi ‘Njerëz dhe Fate’ me aktoren Marjeta Ljarja apo ‘Pallati 176’ me aktoren Elida Janushi.

Të para të tria bashkë, shumë në formë dhe të bukura si gjithmonë, aktoret e mirënjohura vazhdojnë të na sjellin emocionet e skenës.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *