Rifillimi i eksporteve të grurit ul çmimet e ushqimeve

Sipas një raporti të publikuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO), indeksi mujor për çmimet botërore të ushqimeve ra në mënyrë drastike, me 8.6 për qind në fund të muajt Korrik në krahasim me Qershorin, rënia më e madhe njëmujore që nga viti 2008.

Rënia e çmimeve të ushqimeve erdhi pasi u arrit një marrëveshje në Korrik për të lejuar dërgesat e grurit nga Ukraina duke rregulluar kështu edhe zinxhirin global të furnizimit, gjë që ka ndihmuar në lehtësimin e presionit të çmimeve.

Si një indeks kyç që mat ndryshimet mujore në çmimet ndërkombëtare të një shporte mallrash ushqimore, Indeksi i Çmimeve të Ushqimit të FAO-s ishte mesatarisht 140.9 pikë në Korrik, që përfaqëson rënien e katërt mujore radhazi.

Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë bën të ditur se marrëveshja për eksportet e grurit po jep sinjale pozitive për të transportuar produktin më të rëndësishëm në ato vende që po vuajnë nga kriza e urisë.

“Tregu u përgjigjet pritshmërive, tregu përgjigjet shumë shpejt. Kështu, ditën që ata njoftuan se u arrit marrëveshja, çmimet e ardhshme i nënshtrohen rënies,” tha Maximo Torero Cullen, kryeekonomist në FAO.

Ekspertët janë shprehur se pasiguritë ekzistojnë ende, duke përfshirë plehrat kimikë të cilat mbartin një çmim shumë të shtrenjtë si dhe perspektivën e zymtë ekonomike globale, të cilat mund të bëjnë presion ekstrem mbi sigurinë globale të ushqimit. Indeksi i Çmimeve të Ushqimit të FAO-s bazohet në çmimet në mbarë botën për 23 kategori të mallrave ushqimore që mbulojnë çmimet për 73 produkte të ndryshme krahasuar me një vit bazë. /RTV Klan

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *