Rifillimi i vitit shkollor/ Duma uron nxënësit: Ndiqni shkollimin për të realizuar ëndrrat

Deputetja e PD, Grida Duma ka uruar të gjithë nxënësit për nisjen e vitit të ri shkollor.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Duma shkruan se  shkollat duhet të zhvillojnë mendjen e fëmijës, ku thekson se kjo mund të behet vetëm në mënyrë mekanike.

Sakaq shton se ky rifillim duhet të jetë nisja e shëndetshme shpirtërore e njeriut shoqëror jo e individit të “pakuptutuar”, të bërë rresht nga dhuna mekanike e sistemeve të varfra, ku investohet shumë pak për botëkuptimin njerëzor në shkolla.

Postimi i plotë:

Uroj që nisja e edukimit, ndjekja e shkollimit të ndjekë realizimin e ëndrrave.

Imagjinata, ëndërrimi, vetëpëlqimi, gëzimi i jetës në “lojën e sfidave”, qoftë i plotësuar e zhvilluar në realitet nga edukimi, formimi e dija. Uroj që shkolla shqiptare, armata e mësuesve tanë, të kenë vullnetin e mendësinë e të ardhmes, duke zhvilluar mendjen e fëmijës, jo mekanikisht, jo përmendësh, jo brenda skemave fikse, jo si robotë të notave e kartonëve certifikues.

Nisja e shkollës duhet të jetë nisja e shëndetshme shpirtërore e njeriut shoqëror jo e individit të “pakuptutuar”, të bërë rresht nga dhuna mekanike e sistemeve të varfra, ku investohet shumë pak për botëkuptimin njerëzor në shkolla.

Vit të mbarë dhe qindra mijëra prindërve e gjyshërve që me dedikim të jashtëzakonshëm presin e përcjellin fëmijët para dyerve të shkollave. Edukimi i njeriut është kujdesi për formimin i shpirtit të tij njerëzor, ku mbështetet mendja krijuese. Shkolla shqiptare me gjithë vështirësitë e veta, ka misionin e madh të ruajë e ndërtojë njeriun që i mban gjallë ëndrrat nga fëmijëria. E kjo nuk është shkolla ku fëmija vlerësohet as sa “urtë rri”, as “sa shumë bindet”, as sa “përmendesh riprodhon mësimin” e ndonjë teksti shkollor shpesh të keq.E gjitha kjo ishte mashtrimi masiv, që solli dështimin në vitet e komunizmit ku propagandohej njeriu i ri. “Njeriu i ri” a “njeriu i vjetër”, janë në rastin më të mirë, delire propagandash pa rrjedhe historike; njeriu, bota dhe shpirti human janë përjetësisht misioni.

Njerëzorja tek njeriu që formojmë, kjo mbi të gjitha!

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *