Rihanna i bashkohet tashmë miliardereve të botës. Për herë të parë ylli i muzikës u rendit në Forbes duke zënë kështu vendin e 1729-të në listën me më shumë se 2500 emra.
Në llogarinë e saj ka më shumë se 1.7 miliardë dollarë, ku pjesën më të madhe 37 vjeçarja e ka përfituar nga firmat e saj të bukurisë Fenti Beauty. Ajo është më e pasura mes yjeve të muzikës, një kategori ku ndiqet nga Jay-Z dhe Ji, pseudonimi i ri i Keni Westit, të cilët këtë vit kanë pësuar tkurrje të pasurisë duke rënë disa vende më poshtë.
Lista e bossave kryesohet nga Teslas, Elon Musk për 2022-shin. Por vendin e parë të miliarderëve e ka rrëmbyer Jeff Bezos, ku për të katërtin vit radhazi e ka rrëmbyer kurorën më një pasuri prej 2019 miliardë dollarë. Bezos për këtë vit renditet i dyti, i ndjekur nga Bernard Arnault dhe familja e tij, Bill Gates e Warren Buffet.