Rihanna rikthehet në muzikë, por kush është këngëtarja e njohur që i shprehu mbështetjen publikisht?

Kthimi i Rihanna-s në muzikë ka bërë bujë kudo. Ajo u rikthye me këngën “Lift me up” pikërisht për “Black Panther: Wakanda Forever”. Ky rikthim i saj gëzoi fansat por edhe kolegët e saj. Karol G shprehu haptazi mbështetjen për Rihanna-n përmes një postimi.

“Rihanna, të dua! Shpresoj që një ditë të mund ta them personalisht! Nuk ka asnjë person në botë që më frymëzon më shumë se ti”,- shkruan Karol G.

Nga ana tjetër, kujtojmë se artistja me famë botërore po përgatitet për “Super Bowl”. Këtë lajm e ka bërë me dije vetë artistja përmes një postimi në Instagram. Ajo do të performojë në “Super Bowl Halftime 2023” në Glendale, Ariz dhe fansat janë që tani shumë të entuziazmuar.

Mirëpo, së fundmi këngëtarja është pyetur se si ndihet që tani për performancën e saj. Ajo tha: “Jam nervoze, por jam e emocionuar”, raporton TMZ.

Rihanna u largua nga muzika duke u kthyer në një sipërmarrëse. Në vitin 2017, ajo themeloi një kompani kozmetike të quajtur “Fenty Beauty”. Pasi marka e saj fitoi emër, Rihanna erdhi me ​​“Fenty Skin”, një linjë për kujdesin e lëkurës për të plotësuar biznesin e saj. Pas kësaj, Rihanna filloi të shiste të brendshme me “Savage X Fenty”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *