Në premierën e së mërkurës “Black Panther: Wakanda Forever” në Los Anxhelos, Bad Girl u rikthye pas lindjes së fëmijes se saj të parë dhe shkëlqeu si një diamant.
Ikona e popit, publikoi këngën e saj të re pas gjashtë vitesh. “Lift Me Up”, është kolona zanore e filmit. Ylli i pop-it u shfaq e veshur me një fustan të Rick Owens me tegela, të shoqëruar me doreza deri në bërryl dhe vathë diamanti nga ‘Reza’.
A$AP Rocky, ishte pranë saj, i veshur me të njëjta ngjyra si partnerja e tij, me nuanca të ngjashme neutrale. Themeluesja e ‘Fenty Beauty’ dhe reperi i “F-kin’ Problems”, u panë të kapur për dore në tapetin e kuq.
Të tjerë të pranishëm në premierën e mbushur me yje përfshinin aktorët e “Wakanda Forever”: Lupita Nyong’o, Angela Bassett, Danai Gurira dhe Letitia Wright.
Rihanna përveç vënies në skenë të këngës të saj muzikore, ajo ka premierë, e saj të ‘Savage X Fenty Show Vol’ nga 4 deri në 9 nëntor dhe do të performojë në shfaqjen e pjesës së parë të ‘Super Bowl 2023’ në shkurt.
Këngëtarja e njohur u larguar nga muzika vitet e fundit për t’u fokusuar në markat e saj të modës, por publiku ka kërkuar një rikthim të yllit. Nëse ky fustan vezullues është ndonjë tregues, rikthimi i Rihanna-s në skenë me siguri do të jetë kaq elegant si kurrë më parë.