Rihanna ka hequr dorë nga çështja ligjore kundër të atit vetëm pak javë para se të takoheshin para trupës gjykuese. Ylli i popit e akuzonte babanë e saj, Ronald Fenty, për keqpërdorim të emrit të saj për të përfituar kompania e tij argëtuese, ndaj në 2019 e paditi atë për reklama të rreme dhe pushtim të privatësisë.
Përveç kësaj, këngëtarja u shpreh se babai i saj ishte përpjekur ta rezervonte në një turne jashtë shtetit pa leje.
Gjyqi ishte vendosur në datën 22 shtator, por Rihanna është paraqitur për të hedhur poshtë padinë. Mendohet se ajo ka arritur një marrëveshje jashtë gjykatës me të atit dhe partnerin e tij të biznesit.
“Megjithëse z.Fenty është babai i Rihannas, ai nuk ka, dhe kurrë nuk ka pasur, autoritet për të vepruar në emër të Rihannas”, thuhej në padi.
Ajo pretendonte se në 2017, babai në bashkëpunim me Moses Perkins, krijuan një kompani të quajtur ‘Fenty Entertainment’, e cila vazhdimisht thoshte që ishte e lidhur me Rihannën.
“Fenty dhe Perkins i kanë përdorur këto gënjeshtra në një përpjekje mashtruese për të kërkuar miliona dollarë nga palët e treta që nuk dyshojnë në këmbim të premtimit të rremë se ata ishin të autorizuar të vepronin në emër të Rihannas”, thanë avokatët e artistes në dokumentet e gjykatës.
Ata pretenduan se “Fenty Entertainment” u përpoq të rezervonte një turne 15-ditor në Amerikën Latine me vlerë 15 milionë dollarë, si dhe shfaqje në Los Angeles dhe Las Vegas, pa dijeninë e artistes.
Babai i saj më parë ishte përpjekur të paraqiste markën e tij tregtare për emrin Fenty, si pjesë e një plani për të hapur një zinxhir hotelesh. Zyra e Patentave dhe Markave Amerikane e refuzoi kërkesën.
Duke kërkuar udhër kundër babait të saj dhe partnerit të tij, Rihanna shprehu shqetësimin rreth dëmit të pariparueshëm që mund t’i shkaktonte markës ‘Fenty’ nëse nuk ndalet.
Këngëtarja, e cila është muzikantja më i pasur në botë, ka kohë që ka pasur një marrëdhënie të tensionuar me babanë e saj, i cili në të kaluarën ka luftuar me alkoolizmin dhe varësinë nga droga.
/Priza.al/