Maqedonia e Veriut ka rihapur ambasadën e saj në Kiev, e cila ishte mbyllur pas nisjes së agresionit rus në Ukrainë.
Rihapja e ambasadës është bërë nga Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani i cili zhvilloi një vizitë në kryeqytetin e Ukrainës, ku u prit nga homologu i tij Dmyrto Kuleba.
Dy ministrat kanë diskutuar mbi çështjen aktuale të Ukrainës, për psaojat ndaj shtetit dhe popullit ukrainas dhe më gjerë.
Osmani vizitoi edhe qytetin Irpin, pranë Kievit, ku pa dhe shkatërrimet e shumta si pasojë e bombardimeve të forcave ruse. Ai shprehu solidaritetin e tij ndaj popullit të Ukrainës.