Si shkak i motit të keq, rruga e Arbrit prej mesditës së djeshme deri në orët e para të mëngjesit të kësaj të hënë, u ndalua qarkullimi totalisht.
Rruga pati shembje masive të dheut në afërsi të tunelit në Murrize të Xibrit në Bashkinë e Klosit.
Qindra metra kub dhera mbuluan rrugën në një gjatësi prej më shumë se 50 metrash, duke paralizuar qarkullimin e automjeteve në të dy anët e lëvizjes.
Sakaq, është dashur një punë prej më shumë se 20 orësh që mjetet të largonin dheun e rënë mbi rrugë.
Ndërkohë, rruga vazhdon të jetë e hapur vetëm me një sens lëvizje, ku dheu vijon të zbresë poshtë. Kjo rrezikon jo vetëm bllokimin, por edhe mjetet që qarkullojnë janë në rrezik, pasi mund ti zërë dheu.