Sot u mbajt mbledhja e Komitetit të Ekspertëve ku u njoftua se masat në vend do të mbeten të njëjtat edhe për dy javë të tjera. Të pyetur nëse studentët do të kthehen në auditore, zv/ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli tha se kjo ende nuk do të jetë e mundur.
“Studentët kanë kërkuar kthim në auditore, kjo varet në përputhje me nivelin e indikatorëve, të cilat nuk janë ende në atë stad për të hapur auditoret. Të shohim këto dy javë, sidomos shtimi i vaksinimit mund të sjellë ulje të numrave dhe mund të hapen auditoret.- u shpreh Rakacolli.