Ashtu siç ishte paralajëmruar Qeveria ka bërë gati një projektligj për rikthimin e basteve sportive online, projektligj i cili tashmë është hedhur për konsultim publik. Sipas relacionit që shoqëron projektligjin qëllimi kryesor i kësaj nisme është rikthimi i kategorisë së Basteve Sportive por tashmë vetëm në formën Online me qëllim formalizimin tregut të lojërave të fatit për këtë kategori loje, duke licencuar subjekte të cilat kanë eksperiencë në ushtrimin e aktivitetit baste sportive. Përjashtohet prania e pikave fizike të basteve. Ndërkohë që një tjetër qëllim i rikthimit sipas qeverisë është garantimi i të ardhurave të mbledhura nga aktiviteti i basteve sportive online në mbështetjen direkte në fushën e sportit, kulturës, inovacionit dhe teknologjisë së inovacionit por dhe financimin e programeve të mbrojtjes së lojtarit.
Në projektligj thuhet se kompanitë që do të licencohen do të jenë të detyruara të lënë si garanci rreth 1.5 milionë euro, një fond prej 120 000 000 (njëqin e njëzet milionë) lekësh për mbrojtjen dhe garancinë ndaj lojtarët ( në vitin e dytë bëhet jo më pak se 5% e xhiros) dhe një fond prej 50 000 000 lekësh për të garantuar shlyerjen e detyrimeve periodike ndaj AMLF-së, organit tatimor etj dhe organeve të tjera të shtetit. Organizatorët e kategorisë “Baste sportive online” derdhin në llogari të Fondit të Posaçëm masën 15 % të të ardhurave bruto nga loja.”
Ligji i ri ndalon publicitetin e lojërave të fatit në median e shkruar dhe atë audiovizive.
“Projektligji rregullon publicitetin e lojërave të fatit, ku ndër risit që sjell është publiciteti i aktivitetit të subjekteve të licencuara të lojërave të fatit në median audiovizive per kategoritë “Baste sportive online”, “Lotari Kombëtare” dhe “Bingo televizive” në kufizim oraresh, si dhe publiciteti pë kategorinë “Baste sportive online” në vendet ku zhvillohen aktivitetet sportive, si dhe e drejta që kanë këto subjekte për të qenë sponsor në skuadrat sportive”.