Rike Roçi, ish-banorja e BBVIP ka rrëfyer se i ka dhënë fund lidhjes së saj që kishte para se të bëhej pjesë e garës.
Rike ka rrëfyer se lidhjes i kanë dhënë fund me një telefonatë dhe se nuk janë takuar pasi ajo ka dalë nga BBVIP.
Ashtu si filloi, ashtu mbaroi sapo dola. As nuk e kam takuar, me një telefonatë e mbyllëm. Dua të rri vetëm, jam pak e çuditshme. Jam mirë kështu. Nuk ka qenë as i dashuri, ka qenë një njohje, një pëlqim. Nuk kam asnjë ndjenjë, nuk i kam ato fluturat”, tha Rike tek Top Albania Radio