Në disa zona të kryeqytetit do të mungojë energjia elektrike. Sipas OSHEE-së, energjia do të ndërpritet pranë ish-tregut elektrik tek fusha “Ali Demi”, rruga “Taulantja” si dhe rruga “Kole Popa”. Për shkak të rikonstruksionit të kabinave shkëputja do të bëhet nga ora 09:00-15:00.
“Në kuadër të investimit për rikonstruksionin e kabinave, nesër 17 qershor do të stakohet energjia gjatë intervalit kohor 09:00-15:00 në këto zona në Tiranë: Zona pranë ish-tregut elektrik tek fusha “Ali Demi”, rruga “Taulantja”, rruga “Kole Popa””, -thuhet në njoftimin e OSHEE-së.
/Priza.al/