Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka bërë të ditur se ditën e nesërme do të stakohen dritat për 7 orë. Në një postim në Facebook, OSHEE shkruan se kjo gjë do të bëhet për shkak të rikonstruksionit që po u bëhen kabinave të energjisë elektrike.
Zonat ku do të ndërpritet energjia elektrike në orën 09:00 deri në 16:00 janë rruga “Siri Kodra” si dhe “Kosta Çekrezi”.
“Në vijim të investimit për rikonstruksionin e kabinave, në datën 30 qershor gjatë intervalit kohor 09:00-16:00 do të stakohet energjia në këto zona në Tiranë: Pjesërisht: rruga “Siri Kodra” dhe rruga “Kosta Cekrezi”, njofton OSHEE.
/Priza.al/