Një automjet tip “Porche” është djegur orët e para të mëngjesit të sotëm. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “24 Maji” në qytetin e Vlorës.
Makina me targa AB 707 PS rezulton të jetë në pronësi të shtetasit me incialet D.Q.
Blutë e Vlorës kanë nisur hetimet dhe po punojnë për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, nëse zjarri ka qenë i qëllimshëm apo aksidental.