Rikthehen në detyrë dy prokurorët e SPAK (Emrat)

Apeli Administrativ i pezulloi, Gjykata e Lartë kthen në detyrë dy prokurorët e SPAK, Elvin Gogaj dhe Alfred Shehu.

Kujtojmë se shkak për pezullimin e tyre është bërë ankimi i prokurores Sonila Muhametaj e cila u s’kualifikua nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP).

Të dy prokurorët garuan për dy vendet vakante të shpallura nga KLP-ja për në SPAK. Muhametej nuk u përzgjodh dhe e ankimoi vendimin në Gjykatën Administrative.

Gjykata i ka vlerësuar si jo të rregullta procedurat për zgjedhjen e dy prokurorëve, Gogajt dhe Shehut dhe se duhet rishikuar procedura në të cilën është zhvilluar gara. Aktualisht, SPAK-u ka 17 prokurorë dhe me pezullimin e tyre, ky institucion tashmë ka 15 të tillë. Në organikën e saj, SPAK-u duhet të ketë 20 prokurorë.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *