Janë rikthyer shërbimet në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, pas problemeve me energjinë.
Puna u ndërpre për disa orë pas një defekti të jashtëm në transformatorin e energjisë elektrike, duke krijuar radhë e gjatë automjetesh në kolaudim, dhe qytetarësh në sportele.
Sipas News24, problemi me sistemin ka ndodhur në Prezë e Nisharak, ku si pasojë është paralizuar puna e kontrollit teknik dhe i zyrës për pagesën e taksave e gjobave të Kontrollit teknik.
Por pas punës së ekspertëve, defekti u rregullua dhe puna ka rifilluar.