Një 31 vjeçar është proceduar penalisht dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim pasi dyshohet se kanë dhunuar dhe goditur me sende të forta një 64-vjeçar.
Të rinjtë në bashkëpunim me njëri tjetrin e kanë goditur atë me mjete të forta dhe i kanë dëmtuar automjetin me të cilin lëvizte, për shkak të shfrytëzimit të hapësirave në plazh, për vendosjen e shezlongëve.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 31 vjeçar, si dhe shpallën në kërkim dy të rinjt të tjerë 27 vjeç, të tre banues në Shkodër, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kanosur një 64 vjeçar, banues në Shkodër, e kanë goditur atë me mjete të forta dhe i kanë dëmtuar automjetin me të cilin lëvizte, për shkak të shfrytëzimit të hapësirave në plazh, për vendosjen e shezlongëve. Vijon puna për kapjen e dy të rinjve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme” – thuhet në njoftimin e policisë.